Lajm i fundit/ Gjykata lë në burg Fredi Belerin

Gjykata e Posaçme e Apelit shpall vendimin për Fredi Belerin dhe Pandeli Kokaveshin.

Sipas Klan News mësohet se togat e zeza të përfaqësuara nga Florian Kalaja kanë vendosur që të lenë në burg Fredi Belerin. Pandeli Kokaveshit i është ndryshuar masa në detyrim paraqitje.

Gjatë seancës, avokatët kanë depozituar edhe prova të reja përsa i përket gjendjes shëndetësore të dy personave të dyshuar. Kokaveshi përveç raporteve mjekësore kërkoi ndryshim mase edhe për shkak të fëmijës së mitur. Ndërsa avokatët e Fredi Beleri insistojnë që nuk ka prova.

Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi u arrestuan 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 Majit, pas një hetimi të nisur nga Prokuroria e Vlorës në datën 8 Maj me dyshimet se shtabi elektoral i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” po shpërndante para në këmbim të votave.

Loading...