Lajm i fundit/ Goditet grupi kriminal, 23 të arrestuar

Policia e Korçës goditi një grup kriminal që vepron në qarkun Korçë në fushën e trafikut të drogës. Ditën e djeshme, faza operacionale “Knock Down” vuri në pranga 23 persona dhe sekuestroi 50 milionë lekë, 38 automjete, 1 kg kanabis 100 gramë heroinë, etj. Po ashtu, u shpallën në kërkim 9 persona. Hetimet e Prokurorisë së Korçës dhe puna investigative e Drejtorisë Vendore të Policisë së Korçës zbuloi se ky grup kriminal siguronte sasi të ndryshme me lëndë narkotike heroinë, kokainë dhe kanabis në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Fier dhe më pas i shpërndanin në qarkun e Korçës. Në pranga ka rënë dhe drejtuesi i këtij grupi kriminal Aurel Telhai (Rreli Nazifi).

“Knock Down 2”, 23 të arrestuar dhe 9 në kërkim, sekuestrohen rreth 1 kg drogë

23 të arrestuarit janë: R. M., 31 vjeç; E.Ç., 33 vjeç; M. T., 30 vjeç; P. K., 32 vjeç; K.N 22 vjeç., L. S., 32 vjeç; J. Xh., 26 vjeç; D. G., 35 vjeç; M. S., 24 vjeç; E. R., 44 vjeç; A. T., 45 vjeç; B. M; 18 vjeç; R. A 18 vjeç; L. S., 18 vjeç; E. H., 21 vjeç; A. B., 19 vjeç; K. S., 21 vjeç; I. P., 28 vjeç; D. Z., 36 vjeç; D. S., 22 vjeç; R.T., 37 vjeç; V. H., 28 vjeç, banues në Korçë dhe A. O., 35 vjeç, banues në Pogradec. Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan: 280 gr kokainë, 660 gr kanabis, 78.4 gr heroinë, 18 makina, sasi metadoni dhe prekursori, 963.190 lekë të reja në njësitë monetare lek, dollar, euro dhe paund dhe 1 pistoletë me silenciator. Gjithashtu, janë shpallur në kërkim 9 persona dhe hetohen në gjendje të lirë 64 të tjerë.

“Knock Doën 1”, 40 mln lekë të vjetra dhe 20 makina, në pranga 24 persona

Në 20 prill 2022, u realizua faza e parë e megaoperacionit kundër grupeve kriminale të trafikut të drogës në qarkun e Korçës, “Knock Down”. Në fazën “Knock Down 1” u 420 gr kokainë, 340 gr kanabis, 21.6 gr heroine, 2 kokrra metadon, 1.556.300 lekë, 20.595 euro, 110 dollarë, 280 paund (total 4.036.810 lekë të reja), 50 telefona celularë, 20 automjete, 5 peshore elektronike, 1 radio marrëse policie, 1 përforcues grushti dhe dokumente identifikimi të shtetasve të ndryshëm. Për sa i përket grupit kriminal që u godit, i cili operonte në Korçë dhe Devoll duke shpërndarë kokainë, kanabis dhe heroinë, u kapën 24 persona, 7 u shpallën në kërkim dhe 70 u hetuan në gjendje të lirë.

Faza totale, 47 të arrestuar, 38 makina dhe 5 milionë lekë të reja të sekuestruara

Në total të dy faza të megaoperacionit “Knock Down” u shënjestruan 197 persona, nga të cilët u arrestuan 47, 16 janë shpallur në kërkim dhe 134 po hetohen në gjendje të lirë. Ndërsa u sekuestruan në total: 700 gr kokainë, 1 kg kanabis, 100 gr heroinë, një sasi metadoni dhe prekusori, 1 pistoletë me silenciator, 38 automjete, 5 peshore elektronike, 5, telefona, 5 milionë lekë të reja në njësitë monetare lekë, euro, dollarë dhe paund dhe dokumente identfikimi të falsifikuara.

Episodi i 2002, ish-drejtori i Burgjeve i dha 7 ditë leje Telhait, ai nuk u kthye

Në vitin 2002, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve të Shqipërisë u përfshi nga një skandal. Drejtori i kohës së Drejtorisë së Burgjeve të Shqipërisë, Shkëlqim Meta i dërgoi 2 shkresa vartësit të tij drejtorit të Burgut të Vaqarrit, Shkëlqim Sokoli në datat 31 dhjetor 2001 dhe 3 janar 2002 për t’u dhënë nga 1 javë leje dy të dënuarve për vrasje dhe grabitje, Aurel Telhai dhe Bujar Memishaj. Të dënuarit u larguan dhe nuk u paraqitën brenda afatit. Në këtë situatë, Prokuroria e Tiranës kërkoi të merren të pandehur dy zyrtarët e lartë të burgjeve për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Në 3 maj 2002, Gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës dënoi Shkëlqim Metën me 6 muaj burg, kurse ish-drejtorin e Burgut të Vaqarrit e shpalli të pafajshëm.

66 mijë m2 tokë në Lezhë, 3 vjet burg në 2 vite shërbim prove për Fran Frrokun

Gjykata e Apelit të Shkodrës dënoi ish-kryebashkian e Lezhës, Fran Frroku për veprën penale “Shpërdorim detyre” lidhur me skemën e falsifikimit të dokumenteve për tjetërsimin e 66 mijë m2 tokë me vlerë 13 milionë euro në zonën e “Ranës së Hedhun” në Lezhë. Por, në vendimin përfundimtar, trupa gjykuese vendosi që kjo masë dënimi të pezullohet dhe të konvertohet në 2 vite shërbim prove për Frrokun. Sipas mediave, ai u largua në momentin që u dha dënimi për të. Pas mëse 7 orësh kërkime nga policia, Frroku u dorëzua në Policinë e Lezhës. Ai mohoi se po planifikonte të arratisej dhe se po priste realizimin e të gjitha procedurave ligjore për shoqërimin e tij. “S’isha arratisur. Isha në pritje të procedurave ligjore”, deklaroi ish-kryebashkiaku demokrat i Lezhës në Policinë e Lezhës.

20 muaj shërbim prove për ish-n/kryetarin e Bashkisë, 3 vjet burg për Gjok Ndokën

Nga ana tjetër, Gjykata e Apelit të Shkodrës vendosi që ish-n/kryetari i Bashkisë së Lezhës, Enver Hafizi të kryejë 20 muaj shërbim prove; shpalljen fajtor për falsifikim të dokumenteve për ish-kryetarin e Këshillit të Qarkut Gjok Ndoka dhe rrëzimin e akuzës për shpërdorim detyre. Ish-zyrtarja Juxhina Mema u dënua me 2 vite burg, ish-juristi Ardenis Haxhia u dënua me 1 vit burg, por iu konvertua në 1 vit e 10 muaj shërbim prove. Futbollisti Renato Malota do të kryejë 1 vit shërbim prove. Nga ana tjetër Artan Djala (president klubi futbolli) , Ermando Jakaj dhe Bledar Cara (ish-juristë në Bashkinë e Lezhës) mbeten fajtorë dhe do të kryejnë 3 vite burg në bazë të vendimit të Gjykatës së Lezhës në 17 shtator 2020.

Loading...