Granit Xhaka është pozitiv me COVID-19. Ky është lajmi që ka tr onditur përfaqësuesen e Zvicrës gjatë ditës së sotme, pak orë para se skuadra të zbriste në fushë për miqësoren ndaj Greqisë.
Rreth një orë para fillimit të ndeshjes, në momentin e publikimit të formacioneve, të gjithë kanë pyetur pse Xhaka mungonte në listë dhe Federata Zvicerane ka shpjeguar se lojtari kishte testuar pozitiv.
“Xhaka u diagnostikua me simptoma në mëngjes, teksa u izolua menjëherë në dhomën e tij. Një test i shpejtë doli negativ, ndërsa më pas testi PCR, që u krye për efekt sigurie, prodhoi një rezultat pozitiv gjatë pasdites.
Ai do të zhvillojë një tjetër test PCR gjatë të enjtes. Mjeku përgjegjës në kantonin e Bazelit nuk ka urdhëruar masa të tjera për skuadrën pasi lojtarët ose janë të vaksinuar, ose kanë kaluar COVID-19. Një pjesëtar i stafit u desh të niste karantinën”, shpjegoi Federata Zvicerane.