Lajm i fundit/ Gruaja hidhet nga kati i dytë

Një 85-vjeçare dyshohet se është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës ku jetonte në Tiranë. Si pasojë ajo ka ndërruar jetë.

Njoftimi është bërë nga policia e Tiranës.
Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 30.11.2022, në Unazë të Re, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës ku banonte, shtetasja B. B., 85 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Loading...