Lajm i fundit/ Hajdutët vjedhin paratë e Katedrales së Korcës

Katedralja “Ringjallja e Krishtit” në Korçë ka rënë sërish prè e disa grabitësve. Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se është vjedhur një sasi parash e gjetur në arkat e kursimit të katedrales.

Burimet thonë se dyshohet që autorë të jenë dy të mitur, ndërkohë që janë duke u bërë procedurat e nevojshme nga policia.

Kujtojmë se kjo është hera e disatë që vidhen lekë apo sende me vlerë në objektet e kultit në Korçë.

Informacion paraprak

Më datë 02.09.2021, në mëngjes, jemi njoftuar se në kishën “Ringjallja e Krishtit” në Korçë, është vjedhur një sasi lekësh tek dy arka ku besimtarët hedhin lek, të cilat ndodhen në ambientin e brendshëm të kishës.

Nga deklarimet paraprake të marra, dyshohet se dy persona të cilët ishin fshehur gjatë natës në brendësi të kishës, kanë vjedhur një sasi të vogël të hollash dhe më pas janë larguar.

Policia në vendngjarje, po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për identifikimin e kapjen e autorëve.

Loading...