Bashkëshorti i ish-ministres së Arsimit Besa Shahini, Dardan Molliqaj është arrestuar mbrëmjen e sotme afër zyrave të televizionit T7 në Prishtinë.
Kreu i Partisë Socialdemokrate, Molliqaj ishte i ftuar në Pressing për të diskutuar lidhur me protestën e fundit kundër shtrenjtimin të energjisë dhe për arrestimin e aktivistit të PSD-së sot.
Ai është arrestuar atje nga Policia e Kosovës. Molliqaj ishte kërkuar nga Policia pas goditjes me shuplakë që i dha policit gjatë protestës të së shtunës kundër shtrenjtimit të rrymës.
Në protestën që pati mijëra qytetarë nuk pati incidente, megjithatë më vonë doli një video ku shihej Dardan Molliqaj teksa godet me shuplakë një zyrtar policor.
Loading...