Lajm i fundit/ Ja kur do të hapet tuneli i Llogarasë

Elvis Berberi, drejtori i Autoritetit Rrugor Shqipar tha në emisionin GoodMorning Albanians se ARRSH ka hapur kantiere në të gjitha rrugët e vendit, duke nisur nga Rruga e Arbrit deri në Qafë Botë.

Ai tregoi se punimet në tunelin e Llogarasë kanë ecur me ritme shumë të mira, falë edhe faktit që nuk janë hasur probleme gjeologjike dhe qershorin e ardhshëm ky tunel do të jetë i hapur për automjetet.
“Në Llogara jemi duke ecur shumë mirë, më mirë se ç’ishte parashikuar pasi nuk ka probleme gjeologjike. Sezonin tjetër veror do jetë i hapur për trafikun, në qershor do jetë në funksion.

Kemi ecur shumë mirë, tunelet janë duke u betonuar, po presim të hapet tuneli i emergjencës, është duke ecur puna me disa fronte.

Por për të shkuar në jug, nisim që nga baj passi i Vlorës që ka mbaruar. Aksi Orikum-Dukat bëhet i aksesueshëm në fillim të korrikut”, tha kreu i ARRSH.

Loading...