Lajm i fundit/ Kryeministri Rama bëhet operacion

Kryeministri Rama ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e apPendisidit në orēt e para të mëngjesit të sotëm në QSUT.

Lajmin e bën të ditur zyra e shtypit të kryekinistrisë.

“Natën e mbrëmshme, pas kryerjes së disa testeve imazherike në Qendren Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Kryeministri Rama u diagnostikua me appendisit akut.

Në bazë të rekomandimit të mjekëve të shërbimit të urgjences, Kryeministri iu nënshtrua operacionit për heqjen e appendisdit në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Operacioni u krye nga ekipi i mjekëve kirurgë dhe anestezistë, nën drejtimin e prof. Arben Gjata, shef i Shërbimit të Kirurgjisë në QSUT.

Ndërhyrja konsiderohet e suksesshme dhe gjendja shëndetesore paraqitet e mirë.” bëhet me dije nga zyra e shtypit të kryeministrit.

Loading...