Lajm i fundit/ Ky është polici nga Kosova që humbi jetën në Velipojë

Personi i cili u mbyt sot në plazhin e Velipojës është një punonjës policie i Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur Komuna Shtime, e cila përmes një statusi në rrjete sociale, thotë se personi që ka humbur jetën në Velipojë është polici Hasan Hysenaj.

Komuna i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit, ndërsa vlerëson figurën e efektivit të policisë.

Postimi në Facebook

TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR FAMILJEN E POLICIT HASAN HYSENAJ
Shtime, 22 gusht 2021 – Me keqardhje morëm lajmin për ndarjen nga jeta të zyrtarit policor, Hasan Hysenaj nga fshati Petrovë.
Me këtë rast shprehim ngushëllimet të sinqerta familjarëve, të afërmve, kolegëve të punës dhe miqve të tij!

Do ta kujtojmë përherë Hasan Hysenajn, jetën dhe veprën e tij në shërbim të qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës, përkushtimi i pashoq dhe profesionalizmi i lartë, ishin virtyt i tij, andaj, kujtimi për të do të jetë i përjetshëm!

Loading...