Një automjet tip “Mercedes Benz” ka marrë flakë në autostradën Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar.
Bëhet me dije se makina ka marrë flakë për shkak të një defekti në sistemin elektrik. Ndërsa drejtuesi i mjetit që udhëtonte me familjen ka ndaluar sapo ka pikasur tymin, dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq zjarrfikësit e Mallakastrës kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Mallakastër/Informacion paraprak,
Rreth orës 15:20, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në fshatin Bejar, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. P.
Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në mjet.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.