Mbrëmjen e sotme në aeroportin e Rinasit si pjesë e kontratës me “Pfizer” kanë mbërritur 117 mijë doza vaksine. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u bën thirrje qytetarëve që të shkojnë të vaksinohen për të mbrojtur veten dhe të tjerët. “Sapo mbërritën 117,000 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së dytë prej 500 mijë dozash që do të vijnë brenda vitit.
2,379,960 vaksina kanë mbërritur deri tani, për të vijuar vaksinimin anticovid, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve. Jemi të vendosur të garantojmë vaksinat #falas për çdo qytetar, deri në fund të përballjes me pandeminë” shkruan ministrja.
Loading...