Lajm i fundit/ Merr flakë automjeti në aksin rrugor Orikum-Vlorë, policia jep detaje

Vlorë/Informacion paraprak Rreth orës 19:25, në aksin rrugor Orikum-Vlorë, në ByPass, ka marrë flakë në ecje automjeti në pronësi të shtetasit S. N., 48 vjeç, banues në Tiranë. Patrulla e Policisë dhe Zjarrëfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje.

Nga zjarri nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale dhe paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike në baterinë e automjetit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanava të ngjarjes dhe përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit.

Loading...