Lajm i fundit/ Naftëtarët e Gorrishtit dalin në protestë

Naftëtarët e Gorrishtit në Vlorë kanë bllokuar punën që prej muajit Qershor. Ata protestojnë dhe kërkojnë rishikimin e pagave të tyre, në të kundërt kërcënojnë se nuk do të rikthehen në punë, dhe se ndërmarrja nuk do të hapet.

Edhe për ata specialistë që kaneë 40 vite pune në naftë, paga është 50 mijë lekë.

Ndërkohë që nuk paguhen pëer orët e nateës, as për vështirësitë dhe as për rrugën.

Ndërkohë naftëtarët thoneë se po u bëhen presione dhe po i heqin nga puna pa motivacion vetëm pse po dalin në protestë.

120 ton naftë në ditë prodhojnë vetëm puset e Gorrishtit. Ndërkohë punonjësit janë më të diskriminuarit. “Kemi gati 1 vit që kërkojmë pagat, na kanë premtuar dhe ende asgjë”- thonë punonjësit.

Punonjesit kanë fikur furrën e dekantimit dhe pompat e puseve, ndërsa janë shprehur në Fax Neës se: Nuk do punojmë më deri sa të marrin seriozisht kërkesat tona!

Loading...