Lajm i fundit/ Përfshihet nga flakët banesa në Gjirokastër, ndërron jetë 12-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në Dervician të Gjirokastrës. Mësohet se si pasojë e zjarrit që ka përfshirë një banesë, ka ndërruar jetë një shtetase e mitur, 12 vjeçe.

Vajza e cila ka humbur jetën është Krisanthi Ndrico, ndërsa babai i cili ndodhet në spital është Irakli Ndrico.

Banesa është përfshirë thuajse totalisht nga zjarret. Në vendngjarje shkuan zjarrfikëset. Pavarësisht ndihmës dhe dërgimit të së miturës me shpejtësi në spital, ajo ndërroi jetë në spital.

Njoftimi i policisë: Gjirokastër/Informacion paraprak. Rreth orës 20:30, në sallën operative ka ardhur një telefonatë se në fshatin Dervician, Dropull, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit I. N.

Në momentin kur banesa është përfshirë nga flakët, brenda saj kanë qënë shtetasi I. N., 49 vjeç dhe vajza e tij 12 vjeçare, ku si pasojë janë dëmtuar dhe janë transportuar në spitalin Rajonal Gjirokastër për ndihmë mjeksore. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Loading...