Një operacion i madh antidrogë është zhvilluar këtë të enjte në qytetin e Beratit, ku është zbuluar një serë me bimë kanabisi.
Të dhënat paraprake bëjnë me dije se janë shoqëruar një numër i madh prej rreth 100 personash dhe disa të tjerë janë shpallur në kërkim.
Pjesa më e madhe e të shoqëruarve në polici, janë gra, që merreshin me pastrimin dhe rritjen e kanabisit.
Në orët në vijim pritet një deklaratë e policisë.
Loading...