Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin Elbasan-Librazhd në vendin e quajtur Kthesat e Murrashit.
Një automjet tip ML që udhëtonte nga në drejtim të Korçës u përplas me një mjet tip Ford. Më pas është rrokullisur disa dhjetëra metra për të rënë në ujërat e lumit Shkumbin.
Nga ky aksident mbetën të vdekur në vendin e ngjarjes Elmi Keqa 53 vjec dhe bashkëshortja e tij Elona Keqa 35 vjece dhe u gjend nga polumbarët brenda në mjet Elis Sulmataj 18 vjeç.
Trupi i pajetë i Elmi Keqa u mor nga rryma por u arrit të kapet nga forcat zjarrfikëse. Ndërsa bashkëshortja e tij ka vdekur në breg sapo ka dalë ga uji.
Nga aksidenti u arrit të shpëtohej Elisjado Keqa rreth 8 vjeç djali i çiftit i cili ka dëmtime të ndryshme në trup ddhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Tiranë.
Gjithashtu u arrit të shpëtohet Ambra Halili rreth 20-vjeçe e cila gjithashtu ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital.
Një dëshmitar në vendin e ngjarjes tregoi se e ka parë të gjithë skenën. Ai ka nxitur të shpëtojë personat që ndodheshin në makinë. Por për fat të keq mjeti, jo vetëm ka qenë i kthyer përmbys në lumë, por edhe mbi të ka rënë një dru nga përplasja.
Gruaja 35 vjece është arritur të dalë e gjallë, por ka vdekur në breg. Ndërsa djali është marrë në krah bashkë me vajzën dhe janë dërguar për në spital.
Deëshmitari tha se në të njëjtin vend ka ndodhur dy aksidente të tjera dhe se mbrojtësja e rrugës ka qenë e prishur.
Për nxjerrjen e 18 vjeçarit Elis Sulmataj është dashur ndërhyrja e forcave RENEAS dhe një ekskavatori që ka tërhequr makinën. Ai u nxor i vdekur nga mjeti në breg. Një grup hetimor po punon për zbradhjen e rrethanave të këtij aksidenti i rëndë, transmeton Noa.al.
Policia e Elbasanit njofton se sot rreth orës 09:10, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin S. GJ., 32 vjeç, banues në fshatin Floq, Librazhd, është përplasur me mjetin tip “Benz”, i cili ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Shkumbin.
Shërbimet e Policisë, pas njoftimit të marrë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, bashkë me shërbimet e zjarrfikëses.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit. Noa.al