Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ka parë nga afër situatën e lumit Vjosa, që është fryrë për shkak të motit të keq që ka përfshirë Shqipërinë.
Ai ishte në Novoselë së bashku me prefektin dhe administratorin e zonës.
Në një video të postuar në “Facebook”, Leli tha se niveli i ujit të Vjosës ka shkruar tashmë 7 metra, por, sipas tij, nuk është e nevojshme ngritja e alarmit.
“Jam në Novoselë bashkë me administratorin e zonës, Prefektin dhe Kryetarin e Qarkut, për të qenë afër çdo nevoje që mund të sjellë situata e rënduar e shirave.
Nuk ka vend për panik, por duhet të jemi të gjithë të vëmendshëm në rast se gjendja ndryshon gjatë orëve të ardhshme sepse shirat do të vijojnë”, shprehet Leli.