Lajm i fundit/ Serbi vret me thikë gruan shqiptare

Serbi vret me thikë gruan shqiptare.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Innsbruck të Austrisë.

Sipas mediave të huaja bëhet me dije se një 59-vjeçar me origjinë serbe ka vrarë me thikë gruan e tij shqiptare. Nga informacionet e para bëhet e dije se viktima ishte 50 vjeç, por identiteti i saj ende nuk është bërë i ditur.

Serbi e qëlloi gruan nga Shqipëria pas një sherri dhe arma e krimit ishte një thikë kuzhine.

Ndërkohë që një zëdhënëse e policisë tha se policia është informar nga një fqinj i çiftit.

59-vjeçari kishte shkuar te ai dhe i kishte thënë: “Vrava gruan”. Kur policia mbërriti në vendin e ngjarjes, e gjeti gruan pa jetë në dysheme.

Deri më tani ende nuk dihen arsyet e krimit të rëndë edhe pse hetimet nga ana e policisë vijojnë ende.

Loading...