Lajm i fundit/ Sulmohet sërish Shqipëria, detajet e para

Bie sërish sistemi TIMS në pikat kufitare. Faxnews ka mësuar se ku sistemi aktualisht nuk po punon, duke paralizuar përkohësisht edhe punën. Rikujtojmë se vetëm pak kohë më parë sistemi TIMS dhe shërbimet qeveritare online u hakëruan, në dy sulme të ndryshme kibernetike, te kryera nga Irani.

Aktualisht ka vështirësi në pikën kufitare të Kakavijës. Ndërsa në portin e Durrësit, siç duket edhe në videon e Faxnews, puna është pezulluar, pasi nuk po kalon asnjë mjet.

Sipas burimeve bëhet me dije se dogana e Kapshticës punon me ndërprerje të sistemit kurse pikat e tjera si ajo e Qafë Thanës, Tushemishtit dhe Goricës paraqesin probleme dhe nga ana e punonjësve të doganës është duke u punuar manualisht..

Loading...