Lajm i fundit/ Të shtëna me armë zjarri në Vlorë,plagoset 33 vjecari

Të shtëna me armë zjarri raportohen pak minuta më parë në qytetin e Vlorës.

Burime bëjnë me dije se raportohet për një person të plagosur, shtetasi Tonin Ramaj, jashtë ambienteve të një lokali.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Pavarësia, pranë ish-kombinatit të peshkut.

Policia e Vlorës ka ngritur disa postblloqe në zona të ndryshme të qytetit, ndërsa në vendngjarje ka nisur mbledhja e provave.

Një prej dëshmitarëve në vendngjarje shprehet se ka dëgjuar 3 apo 4 të shtëna, ndërkohë që sherri fillimisht ka ndodhur brenda në lokal, ndërsa jashtë është qëlluar më pas me armë.

Paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me një konflikt të çastit dhe jo një atentat i mirëmenduar, ndërsa pas ngjarjes autori është larguar me këmbë.

Vlorë/Informacion paraprak Sot rreth orës 12:25, në lagjen “Pavarsia 3”, dyshohet se në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi Tonin Ramaj 33 vjec , banues në Vlorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin

Loading...