Mëngjesin e sotëm Greqia është përballur me lëkundje tërmeti të cilat janë ndjerë edhe në jug të Shqipërisë.
Tërmeti ka patur magnitudën 3.5 të shkallës Rihter.
Epiqendra ka qenë 38 kilometra në veriperëndim të Janinës dhe 9 kilometra në jug të Kefalovrisit, ndërsa është ndjerë edhe në Sarandë.
Lëkundjet u regjistruan në orën 07:15, ndërsa nuk raportohet për dëme materiale apo në njerëz.
Loading...