Autoritetet turke kanë vendosur që të ribrendojnë imazhin e vendit në botë, e televizioni turk TRT ka treguar se pse po e bën një gjë të tillë.
Presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan, ka paralajmëruar ndryshime ku një prej tyre ishte dhe emri nga “Turkey”në Turkiye”.
Fjala Turkiye prezanton kulturën, civilizimin dhe vlerat e popullit turk në mënyrën më të mirë të mundshme”, thuhet në kumtesën e televizionit turk.
Ndërrimi i emrit të një shteti nuk është diçka e rrallë.
Televizioni turk ka sjellë si shembull Holandën e cila ndryshoi emrin apo dhe rastin e Maqedonisë, që së fundmi pas negociatave disa vjetore me Greqinë u dakordua për emrin Maqedonia e Veriut.
Ndërsa, disa media të tjera thonë se ndryshimi i emrit, për të cilin presidenti Erdogan tha se do të përdoret në të gjitha komunikimet zyrtare dhe do të miratohet në faqet e internetit të qeverisë, është bërë për t’u larguar nga zogu që zbukuron tryezat amerikane të Falënderimeve.
Gjithashtu thuhet se ky ndryshim i emrit është lëvizja e vetme e Erdoganit që nuk do të përshpejtojë rënien e kursit të këmbimit.