Lajm i fundit/ Tymi i zi ‘pushton’ qytetin

Pasditen e kësaj të hëne qyteti i Vlorës është pushtuar nga tymi. Shkak është bërë djegia e gomave në Jalli të Nartës.

Burime për mediat bëjnë me dije se në zonën e inerteve të në Jalli të Nartës po digjen gomat.

Duke bërë që tymi i zi të mbulojë qytetin e Vlorës dhe të shkaktojë panik te qytetarët.

Dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm, ndërkohë policia po heton për ngjarjen.

Loading...