Lajm i fundit/ U aksidentua nga makina teksa ecte në rrugë, 21-vjeçarja rëndë te Trauma

Një aksident u regjistrua në Elbasan, ku u plagos një 21-vjeçare. Ngjarja ndodhi dje në Elbasan. Burime zyrtare bënë me dije se shtetasi me inicialet K. S., 25 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen A. H., 21 vjeçe.

Kjo e fundit pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin rajonal Elbasan, më pas është dërguar në spitalin e Traumës Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Gjithashtu po nga këto shërbime u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin K. S., 25 vjeç, banues në fshatin Hajdaran, Elbasan, pasi diten e djeshme duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbsoren, shtetasen A. H., 21 vjeçe, e cila pasi ka marrë ndihmën e parë mjeksore në spitalin rajonal Elbasan, më pas është dërguar në spitalin e Traumës Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.”, thuhet ne njoftimin e policise.

Loading...