Një ngjarje e rëndë raportohet nga Boga ku uji ka “marr para” një makinë. Dyshohet se në mjet kanë qenë babë e bir teksa nuk dihet gjendja e tyre.
Aktualisht policia është nisur drejt vendit të ngjarjes. Rikujtojmë se sot moti i keq ka përfshirë vendin, kryesisht veriun, me rrugë të përmbytura dhe e të dëmtuara.
Prej 72 orësh territori i qarkut të Shkodrës ka qenë i përfshirë nga reshjet.
Në Vaun e Dejës situata është më më problematike. Përroi Glin dhe lumi Gjadër kanë dalë nga shtrati duke lënë të dëmtuar infrastrukturën rrugore në lagje dhe në qytet
Reshjet e shiut vijojnë dhe në bashkinë e Malësisë së Madhe, ku përroi i thatë në fshatin Kamicë ka dalë nga shtrati.
Loading...