Lajm i fundit/ Vëllai godet vëllanë me sende të forta, policia jep detajet

Policia ka arrestuar një 58-vjeçar, i cili akuzohet se ka dhunuar fizikisht vëllain e tij.

Në pranga mësohet se ka rënë H.XH., 58 vjeç, banues në fshatin Greshticë, të Mallakastrës.

Policia thotë se ai ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij, duke e goditur atë me sende të forta.

Gjendja e të plagosurit nuk dihet ende, e as motivet e konfliktit mes dy vëllezërve.

Materialet i kanë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.

Loading...