Lajm i fundit/ Vendim i papritur për të gjithë banorët e ‘Big Brother VIP’

Vendim i papritur për të gjithë banorët e BBV. Rregullat e “Big Brother VIP” janë të qarta dhe asnjë nga banorët nuk duhet që t’i thyej. Nëse ndodh, atëherë vëllai i madh merr masat e nevojshme për të gjithë.

E duket se banorët e reality show-t më të ndjekur në Shqipëri kanë thyer rregullin kryesor, atë të transparencës me publikun. E si pasojë ata do të ndëshkohen nga “Big Brother”.

Personazhet VIP kanë fikur herë pas here mikrofonin apo i kanë pëshpëritur njëri-tjetrit për të mos i dëgjuar askush, mirëpo ky veprim do të dënohet.

Mbrëmjen e djeshme, në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka shkuar një zarf, të cilin e ka lexuar Sheila.

“Banorë, në fillim të programit jeni paralajmëruar se nëse do të vazhdoni të thyeni rregullat, do të penalizoheni. Disa prej jush kanë fikur me qëllim mikrofonin dhe kanë folur duke pëshpëritur, duke thyer kështu rregullin numër një të Big Brother, që është transparenca me publikun. Prandaj, vëllai i madh ka vendosur që ditën e martë t’ju penalizojë të gjithëve. Bëni gati valixhet të gjithë”, është shkruar në zarf.

Loading...