Lajm i fundit/ Vrasja e 41-vjeçarit në Vlorë, policia: Janë bllokuar pikat kryesore të qytetit

Vlora është tronditur mbrëmjen e sotme nga atentat që i mori jetën 41-vjeçarit, Leartiad Lekaj.

Drejtoria e Policisë së Vlorës, në një komunikim për mediat bëri me dije se aktualisht janë marrë masa për ndjekjen e autorëve, si edhe bllokimin e pikave kryesore të qytetit.

Në një prononcim drejtori për Sigurinë dhe Rendin, Gazment Shehu theksoi se në orët në vijim do të raportohen të tjera detaje për këtë ngjarje të rëndë.

Loading...