Kreu i zjarrfikëses së Gjirokastrës, Pëllumb Shalari ka shkuar në fshatin Gjat, në Lunxheri të Gjirokastrës, aty ku u raportua për një vatër të rrezikshme zjarri. Në një prononcim për mediat, Shalari tha se zjarrfikësit po punojnë me pompa shpine.
Shalari shtoi se terreni në fshatin Gjat është shumë i vështirë, por po punohet që të flakët të mos u afrohen banesave.
“Zjarrfikësit po punojnë me pompa shpine. Terreni në fshatin Gjat po paraqitet shumë i vështirë, por po punohet që të flakët të mos u afrohen banesave,”- tha Shalari.
Vatra e zjarrit në këtë zonë u aktivizua mbrëmjen e sotme. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar 12 zjarrfikëse.
Loading...