Lajm i fundit/ Zjarr në fshatin Risili në Vlorë, digjen dhjetëra rrënjë ullinj

VLORË
Një zjarr ka rënë ditën e sotme në kodrat me ullinj të fshatit Risili.

Raportohet se zjarri ka përfshirë dhjetëra rrënjë ullinj, teksa dëmi konsiderohet i madh.

Ndërkohë që në vend kanë shkuar tre zjarrfikëse, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve dhe ndërhyrja bëhet më e vështirë.

Loading...