Punonjësi i Policisë Bashkiake të Tiranës Kristofor Thimjo ka ndërruar jetë papritur ditë e sotme. Lajmi i trishtë është bërë me dije nga Policia Bashkiake e cila i shpreh ngushëllimet familjes për humbjen e njeriut të tyre të dashur, i cili do të kujtohet gjithmonë me respekt.
“Një lajm tronditës për të gjithë ne, ndarja e papritur dhe e parakohshme nga jeta e kolegut shëmbullor të Policisë Bashkiake, Kristofor Thimjo. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve, kolegëve. Do të kujtojmë gjithmonë Kristofor, me mall dhe respekt”, shkruan Policia Bashkiake.
Loading...