Një investigim nga “The Sunday Telegraph” mësohet se prindërit shqip[tarë trafikojnë djemtë e tyre adoleshentë në Britani me qëllim përfshirjen në bandat e krimit të organizuar që kontrollojnë tregjet më të mëdha të kokainës në vend.
Kështu të rinjve, numri i të cilëve vjen gjithmonë e më shumë në rritje u premtohet se do të mund të sigurojnë mijëra paund falë shitjes së drogës në interes të bandave që u përkasin.
Sipas Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA), Shqipëria është burimi më i madh i trafikimit të njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar, me 947 raste referuar 2018-s, një rritje me më shumë se 50 përqind që nga viti 2015.
“Shumica e djemve të rinj shqiptarë, trafikohen në Britani me miratimin e prindërve të tyre, nisur nga premtimet e shumta për shpërblime të majme financiare nga ana e trafikantëve”, shprehet Steve Harvey, një specialist ndërkombëtar i zbatimit të ligjit, i cili ka paraqitur provat e tij në një hetim të Zyrës së Brendshme në lidhje me problemin në fjalë./top channel