Lajm i madh për studentët

Ministrja e re e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka njoftuar ndërprerjen e PPP të aksit Kashar-Thumanë, fondi i së cilës do shkojë në favor të Draft-Paktit për Universitetin, të prezantuar pak kohë më parë nga Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve.
“Ky është komunikimi im i parë zyrtar. Uroj që të kemi një bashkëpunim të shkëlqyer. Kam vendosur të bëj ndërprejen e Partneritetit Publik-Privat të aksit Kashar -Thumanë. Buxhetin e saj do t’ia dedikojmë Paktit për Universitetit. Për ne ky aks vazhdon të jetë i rëndësishëm”, u shpreh ajo.

Kostoja e parashikuar për secilin universitet në Draft-Pakt

Kostoja për student në Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL), në varësi të programit dhe IAL-së, luhatet nga më e ulëta 55,000 lekë në Universitetin e Durrësit deri në 470,000 lekë më e larta në Universitetin e Arteve në Tiranë. Kontributi i buxhetit të shtetit tek kjo kosto luhatet nga 54% në IAL me kosto më të ulët, në 91% në koston më të lartë.

Si rezultat, studenti paguan 25,000 lekë për programin me koston më të ulët deri në 45,000 lekë për programin me koston më të lartë. Buxheti i shtetit mbulon kostot:

Në Universitetin e Tiranës, për 81% të studentëve, në masën 63%-74%;

Në Universitetin e Mjekësisë, për 100% të studentëve, në masën 70%-77%;

Në Universitetin Politeknik, për 90% të studentëve, në masën 61%-72%;

Në Universitetin Bujqësor, për 100% të studentëve, në masën 69%-80%;

Në Universitetin e Sporteve, për 100% të studentëve, në masën 83%;

Në Universitetin “Aleksandër Mojsiu” në Durrës, në masën 54%;

Në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, në masën 66%;

Në Universitetin “Fan Noli” në Korçë, në masën 81%;

Në Universitetin “Eqrem Cabej” në Gjirokastër, në masën 90%;

Në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, në masën 74%-80%;

Në Universitetin “Ismail Qemaili” në Vlorë, në masën 82%

Loading...