Kanë mbërritur përgjigjet e analizave për 15 policë dhe kontrollorëve të turnit në Pikën Kufitare të Kakavijës si dhe 4 efektivëve të NKVKSH të Gjirokastrës dhe kontaktet e tyre.
Fatmirësisht të gjithë kanë rezultuar negativë pas testimit të kryer, por testimi do te ribëhet pas 5 ditësh për të qenë të sigurt që nuk janë mbartës.
Testimi i tyre u realizua dje në mbrëmje pak orë pasi u zbulua rasti i parë me COVID -19 mes një grupi emigrantësh të ardhur në Kakavijë në datat 16-17 prill të karantinuar në një hotel në grykën e Këlcyrës.
Loading...