Lajm i mirë, fitojnë betejën me koronavirusin edhe 25 pacientë, shkon në 595 numri i të shëruarve

Edhe 25 persona të tjerë kanë fituar betejën me koronavirusin, gjatë 24 orëve të fundit.

Lajmin e dha zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, e cila tha se numri total i të shëruarve ka shkuar në 595.

Ndërkohë, numri total i të infektuarve ka shkuar në 832, pasi gjatë këtyre 24 orëve kanë rezultuar pozitivë 12 persona, prej të cilëve vetëm 206 vazhdojnë të jenë aktivë me koronavirus, pasi pjesa tjetër e kanë mposhtur.

Në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”, aktualisht janë të shtruar 36 pacientë dhe vetëm 8 prej tyre janë në terapi intensive.

Pjesa tjetër po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë.

Loading...