Lajm i mire nga Italia, bie numri i viktimave, rekord të shëruarish

Autoritetet italiane thane se ka rene ndjeshëm numri i viktimave në Itali në raport me ditën e premte.

Të shtunë raportohen 482 të vdekur ndërsa një ditë më parë kishim pasur 575 persona. Në total tashmë numri i viktimave ka shkuar në mbi 23 mijë.

Në 24 orët e fundit janë evidentuar 3491 persona të rinj pozitiv, ose vetëm 2% më shumë në raport me ditën e premte. Duhet theksuar fakti se këtë të shtunë janë bërë plot 61 mijë teste.

Por lajmet e mira vijnë sërish nga shtreterit e liruar në spitale.

Janë 779 shtreter më shumë në pavione të lirë në raport me ditën e premte dhe 79 vende të lira në raport me një ditë më parë tek terapite intensive.

Shumë i mirë lajmi për të shëruarit e rinj, 2200 vetëm këtë të shtunë.

Loading...