Lajm i mirë për ata që duan të shkojnë në plazh

Një raport i Këshillit të Lartë për Kërkimet Shkencore nuk shikon rrezik të përcjelljes së Covid 19 në ujë të kripur apo pishina, thonë mediat spanjolle.

Një studim i CSIC sipas tyre tregon se ujrat e përdorura prej pushuesve, nëse janë në standarde normale, nuk duhet të përbëjnë një problem në vetvete dhe se “ infektimi në këto kushte do të ishte i pagjasë”. 

Ato i mëshojnë idesë se problemet me te mëdha tek vendet e hapura mund të jenë grumbullimet e njerëzve, dhe dihet që plazhet e pishinat tërheqin shumë të tillë.

Vera po afron dhe Spanja është në fundin e izolimit, çka do të thotë se vendet e hapura shpejt mund të nisin të popullohen. Mjaft pishina dhe qendra relaksi, sipas studimit, trajtohen sakaq me agjentë dezinfektues të cilët duhet të jenë të mjaftueshëm për të “çaktivizuar virusin”.

Kur vjen fjala tek plazhet, ata ndajnë dy zona: zonën e larjes, pra ujin dhe atë të pushimit, rërën. Tek e para, infektimi nga virusi gjithashtu konsiderohet se ka pak mundësi të ndodhë sipas CSIC, e kjo për shkak të dobësimit të tij ne uje dhe pranisë së kripës.

Por edhe nëse kjo nuk do të mjaftonte për ta vrarë krejtësisht virusin, vazhdojnë ekspertët, do ta reduktonte ndjeshëm virulencën e tij deri në atë pikë sa t`ia çaktivizojë fuqinë infektuese.

Edhe rëra me kripësinë e saj, bashkë më rrezet ultraviolet, ekspozimin e fortë në diell në temperaturat e larta që mund të mbërrijë, mendohet se mund të ketë të njëjtin efekt mbi virusin.

Mekanizmin më të madh infektues, studimi e sheh tek mungesa e higjienës dhe moszbatimi i masave të distancimit social në plazhe si dhe ne lumenj, përrenj e ato pishina ku uji i ëmbël nuk trajtohet me kimikate. Këto sipas kërkuesve në fjalë, mund të jenë mjediset ujore që nuk këshillohen në periudhën e pandemisë.

Loading...