Ditën e sotme Parlamenti Evropian ka votuar raportin e Knut Fleckenstein për Shqipërinë duke mbështetur rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e negociatave për Shqipërinë në qershor të viti të vitit të ardhshëm.
Raporti u miratua me 459 vota pro, 112 kundër dhe 62 abstenime.
Në raportin e përgatitur nga Knut Fleckenstein dhe që mori aprovimin e eurodeputetëve njihen përpjekjet e Shqipërisë për reformën në drejtësi dhe progresin drejt finalizimit të hapjes së negociatave. /Lajmifundit.al
Loading...