Lajm i mirë për shqiptarët që jetojnë në Arabinë Saudite, miratohet njohja e patentave të Shqipërisë

Lajm i mire per shqiptaret qe jetojne ne Arabine Saudite. Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, ekzekutivi ka vendosur miratimin e marrëveshjes me Arabinë Saudite për njohjen e patentave.

“Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet këshillit të ministrave të republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së mbretërisë së Arabisë Saudite, për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

Vendosi:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Mbretërisë së Arabisë Saudite, për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë” mbyllet vendimi.

Loading...