Të punësuarit në administratë i pret një javë e mirë pushimesh.
Duke filluar nga dita e shtunë të gjithë të punësuarit në administratë do të kenë 5 ditë pushim.
E shtuna dhe e diela është tashmë pushim për ta, pushimit të fundjavës i shtohet edhe e hëna për shkak se Pashkët e ortodoksëve i bien të dielën dhe dita e pushimit zhvendoset të hënën.
Të martën, që supozohej që punonjësit duhet të ktheheshin në punë, është vendosur që të bëhet ditë pushim me vendim qeverie.
Sipas Gazetës Mapo, vendimi do të firmoset ditën e sotme.
Pas të martës, e mërkura është sërish pushim sepse është 1 maji.
Pra, plot 5 ditë pushimi për të punësuarit në shtet.
Loading...