-në vend të homazhit për Mjeshtrin e madh të humorit, Muhamet Liko-
1.
Lajm i rëndë me peshë deti,
Thonë u shua Muhameti.
2.
U përhap rrufe si gjëmë,
Ndali valle, preu këngë.
3.
Në buzë fjala na mbeti,
Se na iku Muhameti.
4.
Iku Meti, meteori,
Ikona që kish’ humori.
5.
Iku lezeti në skenë,
Humori që mbushte dhenë.
6.
Aktori që gdhëndi mirë,
Parodi e pantonimë.
7.
Që skenës i ndizte zjarre,
Me katërshen famëmadhe.
8.
Tani iku, shkoi larg,
Na le rolet varg e varg.
9.
La modelin e humorit,
Buzëqeshjen kraharorit.
10.
Pas la det me dëshpërim,
Yllë i artë, i vendit tim.
11.
Met’ i dashur, lamtumirë,
Një jet për humorin shkrirë!
Sejmen Gjokoli
Loading...