Lajm i trishtë/ 30-vjeçari bie nga lartësia,ndërron jetë në vend

Një 30 vjeçar ka ndërruar jetë sot tek Rruga e Elbasanit, pasi ka rënë nga lartësia e një pallati.

Burimet policore bëjnë me dije se i riu me inicialet A. G., ka rënë nga lartësia e pallatit ku ishte duke punuar dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 22.12.2021, rreth orës 15:20, te Rruga e Elbasanit, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit ku ishte duke punuar dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi A. G., 30 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Loading...