Një lajm i trishtë për muzikën është humbja e këngëtarit të njohur, Tom Parker. Bëhet me dije se Parker ka ndërruar jetë në moshën 33-vjeçare, pasi u diagnostikua me kancer në tru.
Lajmin e hidhur e bën të ditur, grupi britanik i djemve, “The Wanted”, të cilët ishin të shkatërruar.
Ndërsa, bashkëshortja e Tom, Kelsey Hardwick shkroi në Instagram:
“Zemrat tona janë thyer. Tom ishte qendra e botës sonë. Ne nuk mund ta imagjinojmë jetën pa buzëqeshjen e tij infektive dhe praninë e tij energjike.
Ne jemi vërtet mirënjohës për dashurinë dhe mbështetjen dhe kërkojmë që të gjithë të bashkohemi për të siguruar që drita e Tomit të vazhdojë të shkëlqejë për fëmijët e tij të bukur. Faleminderit për të gjithë ata që e kanë mbështetur në kujdesin e tij gjatë gjithë kohës, ai luftoi deri në fund. Unë jam gjithmonë krenar për ty”.