Lajm i trishtë/ Ndahet nga jeta parakohe avokati i njohur shqiptar

Ndahet nga jeta avokati i njohur, Shpetim Beqiraj.

Ne daten 20.08.2021, eshte ndare nga jeta me menyre te parakohshme, avokati i njohur Shpetim Beqiraj.

Avokat Shpetim Beqiraj ishte nje personalitet ne fushen e avokatise, profesion te cilin e ushtronte prej me shume se 20 vitesh.

Gjate karrieres se tij profesionale, ai ka dhene nje kontribut te cmuar ne fushet e avokatise dhe sherbimeve ligjore ne Shqiperi.

Avokat Beqiraj ka qene jo vetem profesional, por edhe novator ne menyren e ofrimit te sherbimeve ligjore, duke luajtur rol te rendesishem ne permiresim dhe modernizimin e tyre.

Avokati njihej per perkushtimin, profesionalizmin dhe ekspertizen e tij te kualifikuar, vecanerisht ne fushen e te drejtes civile, tregtare, financiare dhe ate te biznesit.

Gjate karrieres se tij, Avokat Shpetim Beqiraj ka keshilluar, perfaqesuar dhe mbrojtur shume kompani te njohura, vendase dhe te huaja.

Ndarja nga jeta ne menyre te parakohshme Avokat Shpetim Beqiraj eshte nje humbje e madhe jo vetem per familjaret, por te gjithe koleget e tij avokate, gjyqtare dhe prokurore.

I shprehim ngushellime familjes, te afermeve dhe kolegeve./ Shqipëria Ime

Loading...