Lajm i trishtë, ndahet nga jeta piktori i njohur shqiptar

Është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare piktori i njohur korçar Sotiraq Xega.

Xega ishte një nga piktorët më të njohur në qytetin e Korçës. Ai është prezantuar për artdashësit me shumë ekspozita personale, ndërsa ka marrë pjesë me punimet e tij në një sërë aktivitetesh, në nivel lokal dhe kombëtar. Xega ka qenë dhe ish-përgjegjës i arkivave në Korçë.

Loading...