Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta shkrimtarja e njohur

Shkrimtarja e njohur amerikane, Anne Rice ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ajo vdiq për shkak të komplikimeve të shkaktuara nga një goditje në tru, njoftoi djali i saj Christopher Rice.

Rice shkori romane për shtrigat dhe vampirët, por edhe libra erotike ndërsa vitet e fundit tekste historike-fetare.

Romani i saj i parë dhe më i famshmi është ‘Intervista me vampirin’ i cili doli në treg në vitin 1976 dhe në vitin 1994 u realizua një film me të njëjtin emra me aktorët më të njohur si Brad Pitt, Tom Cruise dhe Antonio Banderas. Për momentin është në punë edhe një serial i bazuar në romanin, i cili pritet të dalë në vitin 2022 për televizionin kabllor amerikan nëpërmjet AMC.

Rice njihet dhe si shkrimtarja që ka shitur më shumë libra, më shumë se njëqind milionë kopje.

Loading...