Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë 224 raste të reja me COVID-19, ku 128 prej tyre janë konfirmuar në Lombardi. Ndërsa të vdekur janë 24 raste (49 dje) dhe të shëruar 440.
Numri total i të infektuarve shkon në 238.499, i të shëruarve 182 mijë e 893 persona dhe numri i të vdekurve në 34.634 persona.
Në rajonin e Lombardisë, ku u kryen 7.825 tampona, pati 128 raste të reja dhe 13 vdekje.
Svimez ngre alarmin për efektet e krizës së shkaktuar nga pandemia në universitete, sipas tij ekziston rreziku i infektimit të 10 mijë studentëve, ku dy të tretat e tyre janë në Jug. OBSH thotë që personat e infektuar duhet ta ndalojnë izolimin pas 3 ditësh pa simptoma.
Loading...