Lajme të mira/ Koronavirusi-Itali, parashikimet e ekspertëve: Infeksionet bëhen zero në muajin….

Në Itali, për të dalë nga karantina e pafund për shkak të pandemisë nga Covid-19 është pothuajse e sigurtë se do të flitet në muajin maj.

Në takimin e fundit të komitetit tekniko-shkencor që mbështet qeverinë u theksua se të dhënat e dala nga Mbrojtja Civile janë akoma shumë teorike dhe se numra mbi të cilët do të bazohen hapat e mëtejshëm do të arrijnë brenda dy javësh.

Kryeministri Giuseppe Conte është shprehur se “Nëse Italia në situatën pandemike është në pikën e kthesës, këtë do ta thonë dy ose tre ditët e ardhshme, por për herë të parë numrat e epidemisë janë zvogëluar qartë dhe pa ekuivoke.
Nga llogaritjet statistikore e të publikuara nga Instituti për Ekonomi dhe Financa Einaudi, bazuar në shifrat e dhënat çdo ditë nga Mbrojtja Civile, thuhet se në periudhën midis 5 dhe 15 maj mund të shohim zerim të rasteve të koronavirusit në Itali.

Për autoritetet e shëndetësisë, kthimi në normalitet do të jetë gradual, se po shkohet në drejtimin e duhur dhe se nuk duhet të ndryshohet strategjia.

Sipas Këshillit të Lartë të Shëndetësisë, procesi i rikthimit në normalitet nuk do të jetë nga asgjëja në gjithçka, por do të jetë gradual dhe se qëllimi është që të parandalohen shpërthime të mëtejshme të epidemive në rajone te tjera të vendit.

Një studim nga SHBA i revistës shkencore “Harvard Business Review” lavdëron vendimin për ta vënë gjithë vendin në izolim por edhe thekson se masat në përgjigje të emergjencës duhej të mos ishin graduale por totalisht të menjëhershme.

Loading...