Lajmërim: Ndahet nga jeta banorja e labërisë. Lamtumirë nënë Gastere!

NJOFTIM PËR NDARJEN NGA JETA TË GASTERE REXHO STRATAJ.
————————————————————-
Njoftojmë bashkëfshatarët kallaratas, në mënyrë të veçantë ata me banim jashtë vendit, se sot më 13 janar 2020 papritur e në mënyrë tragjike u nda nga jeta Gastere Rexho Strataj, bashkëshortia e Razip Stratit, nëna e Lumturisë, Manushaqes, Gëzimit, Suzanës, Sokratit dhe Zenies; motra e Feinit, Ramadanit, Veizit, Nazos, Abedinit, Fezes Qeribasë, Penos, Hamides e Hajdilisë.

Gasteria u lind në fshatin Kuç më 27 tetor 1937 në familjen me tradita atdhedashëse të Rexho e Muzikë Lalajt. Ishte martuar në fisin e dëgjuar Strataj në Kallarat me Razip Stratin.

Gasteria ishte një grua punëtore, e urtë, fjalëpakë, me sjellje e marrëdhënie shembullore, e dashur e shumë mikpritëse. Të dy bashkëshortët Razipi dhe Gasteria lindën, rritën, edukuan e arsimuan me shumë vuajtje e sakrifica të mëdha gjashtë fëmijë me vlera të larta për familjen dhe shoqërinë.

Gasteria dha një kontribut të vlerësuar në punët e kooperativë dhe në jetën shoqërore të fshatit. Ajo ishte një bashkëshorte e denjë, një nënë shembullore dhe një gjyshe e dhembshur dhe e rrallë për nipërit dhe mbesat e saj.

Përcjellja e saj për në banesën e fundit bëhet nesër në Kallarat, ora 12:00.

Kryesia e Shoqatës “Kallarati” i shpreh ngushëllimet më të thella e të sinqerta familjes Strataj dhe të afërmve të saj në Kallarat, Kuç e kudo tjetër.

Qoftë i paharruar emri dhe kujtimi i saj!

Loading...