Të shtëna me armë janë raportuar në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka mësuar se ka të bëjë me një aheng familjar.
Policia ka raportuar që arma dyshohet të jetë e përdorur në rastin familjar dhe është gjetur në një kontejner së bashku më një gëzhojë.
“Njësitë policore pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aty kanë takuar të dyshuarin mashkull kosovar i cili ka pranuar se ka shtënë me armë me gas pasi kishin një aheng familjar. Arma e cila dyshohet të jetë përdorur në rast, është gjetur në një kontejner se bashku me një gëzhojë. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, njofton policia.
Loading...